Kuka: Koha për t’u dhënë përgjegjësi trajnerëve të tjerë
Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka lënë të kuptohet se po përgatitet për t’i hapur rrugë trajnerëve të tjerë në xhudo. Ai nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se çmimi i trajneri më tëmirë në botë për vitin 2021 ishte kurora e të arriturave të tij në këtë sport.
Postimi i plotë i Driton Kukës pa ndërhyrje:
Për një ditë të mbarë …
Ndarja e titullit për Trenerin e vitit 2021 në Botë është kurora e të arriturave për mua si trener në Sport!
Medaljet e Arta Olimpike
Medaljet e Arta Botërore
Të Arta Evropiane
Këto për të rritur të kuptohem …
Koha me ju dhanë përgjegjësi trajnerëve tjerë nga sporti i xhudos por edhe sporte tjera!
Majlinda si sportiste ka vendos standarde të larta për çdo sportist, e unë Majlindes në rrugën e saj si trajner!
Por sfidat janë që e bëjnë sportin e bukur dhe joshës, por sfidat për medalje e rezultate serioze e jo me prralla e rezultate të dyshimta e mashtruese!