Kuka: Kosova duhet të ndërmarrë masa mbrojtëse nga koronavirusi
11 mars 2020
| 17:40
Federata Botërore dhe ajo Evropiane e Xhudos kanë suspenduar të gjitha aktivitetet deri në fillim të muajit maj për shkak të koronavirusit.
Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka apeluar që Kosova duhet të ndërmarrë masa dhe çdo njeri që hyn në vend, të vetizolohet për dy javë.
“Minimumi që do të duhej që Kosova në ketë moment ta ndërmarrë është që çdo njeri që hyn në Kosovë të vetëkarantinohet për dy javë duke ndjekur udhëzimet e duhura si të sillet gjatë kësaj kohe. Kosova deri tash, për fat të mirë, s’ka ende raste, por pse të mos mbesim të tillë edhe më tutje. Shqipëria u mobilizua pas rasteve të shfaqura e ne të mobilizohemi para se të ndodhin”, ka shkruar Kuka.