
Kuka: Kosova mbi të gjitha
27 qershor 2019
| 14:03
Trajneri më i suksesshëm në Kosovë, Driton Kuka falënderoi të gjithë deputetët që votuan pro Ligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.
Kuka vlerësoi se pas sukseseve të vazhdueshme, sportistët e meritojnë përkrahjen.
“Urimet për kalimin e Ligjit i mora nga Kryetari i Parlamentit Kadri Veseli. Faleminderit të gjithë deputetëve për votën pro Ligjit. E meriton sporti e meritojnë sportistët përkrahjen me sukseset e arritura. Sporti dhe sukseset tona janë të Kosovës prandaj kur flitet për sport s’duhet shikuar ndryshe. Kosova mbi të gjitha …”, ka shkruar Kuka në “Facebook”.
/Epoka e re/