Kuka: Majlinda e Nora si Trepça
22 qershor 2019
| 20:49
Trajneri Driton Kuka i krahasoi dy xhudistet kosovare, Majlinda Kelmendin dhe Nora Gjakovën me Trepçën, pasi ato të dyja ia fituan Kosovës nga një medalje në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”.
Majlinda Kelmendi me medaljen e artë dhe Nora Gjakova me medaljen e argjendtë bëjnë që Kosova ta zë vendin e shtatë në listën e shteteve më të suksesshme në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”.
Kjo arritje e ka bërë shumë krenar trajnerin e tyre, Driton Kukën, i cili postoi në llogarinë e tij në “Facebook” pas arritjes së dy kosovareve.
“Trepça prodhon ari edhe argjend! Majlinda e artë, Nora e argjendtë. Lojërat Olimpike Evropiane. Kosova mbi të gjitha …”, shkroi Kuka në “Facebook”.