Kuka, Majlindës: Urime ambasadorja më e fuqishme e shtetit tonë

09 maj 2018 | 13:24

Krenaria e sportit dhe shtetit të Kosovës, Majlinda Kelmendi sot e feston ditëlindjen e saj të 27-të.

Trajneri Driton Kuka e ka uruar kampionen Olimpike, kurse e ka quajtur si ambasadoren më të fuqishme të Kosovës.

Image

“Majlinda sot feston ditëlindjen! Kampione Evropiane, Botërore e Olimpike e vetmja shqiptare që ka arrit krejt titujt e mundshëm në sport! Urime dhe shëndet të uroj dhe jam shumë krenar me ty! Ambasadorja më e fuqishme e shtetit tonë të ri, por ende pa Pasaportë Diplomatike, por me respektin më të madh në zemrat e shqiptarëve kudo që janë”, ka shkruar Kukan në profilin e tij në “Facebook”.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) e ka pritur me shqetësim…