Kuka me sy kah Olimpiada 2028: Lojërat Olimpike, vendi ku tregohen vlerat e shtetit në sport
Trajneri i xhudos, Driton Kuka pa dyshim është trajneri më i mirë që e ka pasur ndonjëherë Kosova. Kuka numëron pesë medalje olimpike me garueset e tij, të cilat i fitoi në tri Olimpiada, në aq sa mori pjesë Kosova që nga pranimi ndërkombëtarësht.
Tash sytë e trajnerit numër një shqiptar janë nga Lojërat e radhës Olimpike që do të mbahen në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2028.
“Rrugëtimi vazhdon. Londër 2012-Rio 2016-Tokio 2020-Paris 2024, misioni i radhës LA 2028! Lojërat Olimpike vendi ku tregohen vlerat e shtetit në sport! Xhudo do vazhdoj tutje, gjithmonë! Gjenerata të reja po rriten e kaliten!”, ka shkruar Kuka. Distria Krasniqi i ka fituar dy medalje olimpike, një të artë dhe një të argjendtë, Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova e kanë fituar nga një të artë, kurse Laura Fazliu e ka fituar të bronztën.