Kuka në kërkim të medaljes së bronztë
30 gusht 2019
| 11:57
Loriana Kuka është duke garuar sot në Kampionatin Botëror të xhudos, që po mbahet në Tokio të Japonisë.
Xhudistja Kuka është në garë për medaljen e bronztë përmes repesazhit, kategoria -78 kg.
Pas dy fitoreve radhazi ndaj gjermanes Luise Malzahn dhe argjentinases Lucia Cantero, Loriana u kualifikua në çerekfinale, ku pësoi humbje nga braziliania, Mayra Aguiar, dy herë kampione e botës dhe dy herë medaliste e bronztë olimpike. Në luftën e parë të repesazhit përballet me Natalie Powel të Britanisë së Madhe, medaliste e bronztë e botërorit 2017.