Kuka nga kampi stërvitor i Golemit: Programi “Kosova shteti i xhudos”, po jep frytet e tij
01 mars 2024
| 09:45
Trajneri Driton Kuka ka thënë se programi “Kosova shteti i xhudos”, po jep frytet e tij.
Kuka kështu ka shkruar në rrjetin e tij social në Facebook, duke thënë se janë duke u stërvitur në Golem të Shqipërisë me disa mysafirë të huaj.
Ai tregoi se tanimë Kosova po merr pjesë me afër 45 garues në gara ndërkombëtare dhe siç tha Kuka, të gjithë janë me nivel serioz.
“Kampi stërvitor Kosovë – Shqipëri me disa mysafir të huaj po shkon mirë!”, shkroi Kuka.
“Sezona e garave në vlugun e saj në krejt grupmoshat. Tashmë Kosova po garon me afër 45 garues në gara ndërkombëtare dhe të gjithë me nivel serioz. Projekti #KosovaShtetiXhudos po jep frytet e saj me masovitet gjithandej në klube,seksione e shkolla të xhudos!”.