Kuka nga Sheshi ‘Zahir Pajaziti’: I treguam botës se e merituam lirinë

02 gusht 2021 | 22:16

Trajneri Driton Kuka është emocionuar sonte në paraqitjen e tij para publikut të shumtë të Kosovës që i kanë kampionët e xhudos në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Kukën e ka mahnitur pritja e publikut kosovar. Ai ka thënë se e ka pritur një pritje dinjitoze, por që do të këtë kaq shumë njerëz nuk e ka pritur.

“Është kënaqësi që pas asaj që ndodhi në Rio që i ka tregu botës që ne si popull e kemi merituar lirinë, një liri e fituar me shume sakrifica, por gjithmonë është Majlinda ajo që i ka hap dyert për Kosovën”, ka thënë Kuka.

“Ndërsa këtë e kane vazhduar Distria dhe Nora. Ato kane qene kandidate për medalje, por dy të arta si kam prit as unë. Do të vazhdojmë me suksese në çdo lami. Teksti po humb por emocionet e bëjnë të veten”, ka shtuar Kuka.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zjarr i madh ka shpërthyer në disa fshatra të…