Kuka: Nora fiton medaljen e argjendtë në ditën e çlirimit të Pejës

16 qershor 2023 | 16:54

Pavarësisht se Nora Gjakova nuk e fitoi medaljen e artë, trajneri Driton Kuka është i kënaqur me paraqitjen e xhudistes pejane në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Astana të Kazakistanit.

Kampionia olimpike e Kosovës e fitoi medaljen e argjendtë, pasi në finale pësoi humbje nga francezja, Sarah Leonie Cysique.

Trajneri Driton Kuka ka thënë se Nora e fitoi medaljen e argjendtë në ditën e çlirimit të qytetit të saj të lindjes, Pejës.

“Medalje e argjendtë për Norën në Ditën e çlirimit të qytetit të saj të lindjes Pejës! Nora Gjakova shënoj tri fitore për tu ndeshur në finale me francezen Qysique e ku mirë e filloj luftën dhe u prit luftë e fortë, por një gabim i kushtoj por kjo se humb shkëlqimin e medaljes së argjendtë të Norës dhe 700 pikë Olimpike!.  Mposhti me Ippon garueset nga Latvia, Polonia dhe gjysmëfinale garuesen nga Holanda. Nora tashmë vulosi normën drejt Lojërave Olimpike dhe lufta është të mbetet në Top 8 që të jetë ndër bartëset e grupeve”, ka shkruar Kuka në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Z. Kryeministër! Iku dita e dytë që…