Kuka: Nora Gjakova punoi 19 vite me përkushtim për medaljen e artë olimpike

18 janar 2022 | 13:11

Trajneri Driton Kuka thënë se xhudistja Nora Gjakova nuk është ndalur për 19 vjet me radhë për të arritur sukseset kulmore në xhudo, raporton “Epoka e re”.

“Nora Gjakova e nisi xhudon diku 2002 e qëndrueshme drejt qëllimit të saj! Plot 19 vjet punoj me përkushtim!  Nuk kishte medalje Botërore as Olimpike deri 2021, por pandemia sikur ja rriti përkushtimin drejt cakut! Punoj shumë këto vitet e fundit dhe në Budapest qershor 2021 fitoj medaljen e saj të parë Botërore, por ishte e qetë pas fitores së medaljes në Botëror, pa emocione! Kishte qëllim në kokën e saj donte medaljen Olimpike. Dhe në Lojëra Olimpike kulmoj me formën e saj, ashtu ishte vizatuar rruga e formës dhe ashtu ndodhi fitoj titullin më të madh që mund të fitohet të Artën Olimpike! Pas Majlindës, Distrias erdh edhe e arta e Norës. Tri Copa të arta për Kosovën nga xhudo! Sporti i xhudos, brend i shtetit tonë të ri”, ka shkruar Kukan në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka reaguar…