Kuka: Parisi tash më se 10 vjet flet shqip fal kampionëve tonë
05 shkurt 2022
| 21:26
Trajneri i Xhudos, Driton Kuka, ka shkruar për Grand Slamin që u mbajt në Paris, ku Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë.
Për këtë Grand Slam, Kuka tha se është gara më e bukur e sportit të xhudos që organizohet gjatë vitit.
“Më në fund palestra e mbushur plot me spektatorë, afër 12.000”, ka shkruar Kuka.
“Distria e argjendtë me shkëlqim të artë. Një përshëndetje nga tri të Artat tona” u shpreh tutje trajneri në një fotografi të bashkëngjitur me Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën dhe të argjendtën e sotme.
“Parisi tash më se 10 vjet flet shqip fal kampionëve tonë. Kosova mbi të gjitha”, përfundoi trajneri.