Kuka, politikanëve shqiptarë: Luftoni sikurse sportistët

21 dhjetor 2020 | 16:58

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka thënë se dëshira e tij është që Kosova ta kishte tashmë vaksinën për Covid-19 dhe të fillohej me vaksinim si në disa shtete të tjera.

Ai ka thënë se politikanët në Kosovë dhe Shqipëri duhet të luftojnë sikurse sportistët, pasi është e vetmja mënyrë për të arritur fitore.

“Nora Gjakova kështu iu kishte gëzuar së artës në Evropianin e Tel Avivit kohë më parë! Ekspresionet e saj janë pasqyra e sakrificës për rezultat dhe prezantim të shtetit. Sot, ditë e hënë, do Të doja që Kosova ta kishte vaksinën për Covid-19 si shumë shtete që tashmë e kanë dhe kanë filluar vaksinimin. Dua që shtetet tona Kosovë e Shqipëri të punojnë natë e ditë që mos të mbesim të fundit në këtë çështje. Luftoni më fort, shfrytëzoni çdo rrugë e jo duke pritur mëshirë nga organizata të ndryshme. Pa luftë s’ka fitore. Luftoni ashtu si sportistët tanë”, ka shkruar Kuka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e angazhimeve për reformë të brendshme dhe fuqizim…