![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/04/KUKA.jpg)
Kuka pozon me kolonelet më të reja të Ushtrisë Shqiptare, Kelmendin, Gjakovën dhe Krasniqin
06 prill 2023
| 10:26
Trajneri legjendar i xhudos, Driton Kuka, ka postuar një fotografi me tri vajzat e arta të Kosovës, Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën e Distria Krasniqin, si kolonele të Ushtrisë Shqiptare.
Tri vajzat kampione Olimpike sot kanë ceremoninë e gradimit si kolonele, në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë.
“Krenar … #TëBashkuarJoTëNdarë”, shkroi Kuka në “Facebook”.