Kuka, prindërve: Dërgoni fëmijët në sportin e xhudos (video)
Trajneri i xhudos, Driton Kuka u ka bërë thirrje prindërve t’i dërgojnë fëmijët në sportin e xhudos. Kuka ka folur edhe për grevën në arsim që ka hyrë në javën e tretë, derisa shtoi se mësimi duhet të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur. “Çfarë situate e çmendur me hyrjen në javën e tretë pa filluar mësimi në shkolla! Ec more me urgjencë me bë takim. Merruni vesh qysh sot e le të filloj mësimi nesër jo ma vonë asnjë ditë”, ka shkruar Kukan w profilin e vet nw “Facebook”.
“E në anën tjetër ftoj prindërit që fëmijët që tash në shtator pos mësimit që duhet qysh nesër të filloj të i dërgojnë fëmijët drejt sportit të xhudos por edhe sporteve tjera!”, ka shtuar Kuka.
“E për një ditë të mirë shijoni videon me fëmijët Kampion të ardhshëm pas një stërvitje”.