Kuka: Shteti nuk prezantohet vetëm me emër, por me rezultate
28 qershor 2018
| 11:08
Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, ka thënë se shteti i Kosovës prezantohet me rezultate dhe jo vetëm me emër.
Siç dihet, Kosova në Lojërat Mesdhetare fitoi dy medalje të arta falë paraqitjes se mirë nga xhudistet Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.
“Është kënaqësi që garuesit nga Federata e Xhudos të jenë të parët që dekorohen me medalje të arta në Lojërat Mesdhetare. Është kënaqësi që Kosova merr për herë të parë pjesë në këto lojëra dhe kënaqësia më e madhe është se këto po mbahen në Spanjë, shtet i cili ende nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës. Shteti nuk prezantohet vetëm me emër, por me rezultate”, ka thënë Kuka.
/Epoka e re/