
Kuka: Shteti që nuk e njeh Kosovën u njoftua me vlerat tona
09 nëntor 2018
| 15:55
Pas suksesit që arritën xhudistet e Kosovës në Grand Prix të Uzbekistanit, trajneri Driton Kuka ka ironizuar me këtë shtet, duke thënë njohi vlerat e Kosovës edhe përkundër faktit që nuk e njeh si shtet.

Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë 48 kg, Majlinda Kelmendi poashtu e fitoi medaljen e artë 52 kg, kurse Nora Gjakova e fitoi medaljen e argjendtë 57 kg.
“Tri finaliste, dy të arta për Kosovën dhe një e argjendtë! Kryeqyteti i një shteti që ende se njeh Kosovën goxha mirë u njoftua me vlerat tona sot”, ka shkruar Kuka në “Facebook”.
/Epoka e re/