Kuka sot feston ditëlindjen: Ne lindim të krijojmë vepra të mira për atdheun
15 shtator 2022
| 12:10
Trajneri i suksesshëm i xhudos në Kosovë, Driton Kuka, sot feston ditëlindjen.
Kuka në këtë ditë të rendesishme e ka publikuar një fotografi nga bjeshkët që rrethojnë qytetin e tij të lindjes, Pejën, duke thënë se njerëzit lindin për të krijuar vepra të mira për vetën e familjen dhe në veçanti për atdheun.
“Ditëlindja ime… duke shijuar bjeshkët që rrethojnë qytetin tim të lindjes Pejën e bukur po shtohet sot numri i ditëlindjeve të mia. Ne lindim të krijojmë vepra të mira për veten, familjen e atdheun në veçanti. Një ditë të mirë për të gjithë”, ka shkruar Kuka në “Facebook”.