Kuka: Takim frytdhënës me ministrin Tahiri
01 shkurt 2019
| 15:52
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka pritur kampionen Olimpike, Majlinda Kelmendi dhe trajnerin Driton Kuka.
Trajneri Kuka e ka quajtur takimin me ministrin Tahiri si frytdhënës dhe pret që në të ardhmen ministritë të përkrahin sportistët elitar.
“Takim shumë frytdhënës me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri. Idetë tona të komunitetit sportiv për bashkëpunim u përkrahën fuqishëm nga ministri dhe besoj që sportistë elitar së shpejti do gjejnë përkrahje në forma të ndryshme nga ministritë e ndryshme. Model i kemi vendet e fuqishme Perëndimore”, ka shkruar Kuka në “Facebook”.
/Epoka e re/