Kuka: Të lutemi për Shqipërinë tonë
26 nëntor 2019
| 12:21
tonë Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe rreth 600 janë lënduar nga disa tërmete të fuqishme që kanë goditur Shqipërinë.
Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka thënë se të gjithë duhet të lutën që për sa me pak viktima nga tërmetet.
“Të lutemi për Shqipërinë tonë! Për sa me pak viktima nga tërmetet që goditën sot në mëngjes. Me mendje e zemër jemi afër familjeve që sot humbën më të dashurit e tyre. Të solidarizohemi për të ndihmuar aty ku ka nevojë që së bashku të përballojmë pasojat e tërmetit fatal!”, ka shkruar Kukan ë profilin e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/