Kuka, trajneri i vitit 2019
27 shkurt 2020
| 22:08
Trajneri i xhudos, Driton Kuka, është zgjedhur trajner i vitit nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
KOK-u është duke mbajtur shpalljen e laureatëve më të miri të vitit 2019. Në këtë ceremoni sportive, përveç sportistëve të shumtë, po marrin pjesë edhe njerëz të politikës përfshirë edhe ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, e zëvendës-kryeministrin e tanishëm, Haki Abazin. Pjesë e kësaj ceremoni është edhe njeriu i parë i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, presidenti Vizer.
Tekniku Kuka për të katërtën herë rrëmben çmimin për trajnerin më të mirë në vendin tonë.