Kuka: Xhudo po e shkruan historinë e Kosovës

22 maj 2024 | 11:29

Xhudoja vazhdon ta bëjë krenare Kosovën me sukseset e saj të jashtëzakonshme.

Laura Fazliu e fitoi të martën medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Abu Dhabi. Për garuesen kosovare kjo ishte medalja e parë në një garë aq prestigjioze, kurse Kosova me këtë rast e siguroi medaljen e tetë të Kampionateve Botërore.

Këto suksese po e bëjnë krenar trajnerin Driton Kuka.

“Për një ditë të mirë. Xhudo po e shkruan historinë e Kosovës. S’po e them unë por Federata Evropiane e Xhudos! Laura është sportistja e pestë që po prek majat botërore nga sporti i xhudos kosovare!”, ka shkruar Kuka, i cili e shpërndau një postim të Federatës Evropiane të Xhudos, e cila ia kushtoi këtë postim Laura Fazliut.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Integrim Evropian në bashkëpunim me GIZ-in, kanë organizuar…