Kukaj: Feronikeli dhe Prishtina, favorite për titull
15 janar 2019
| 13:15
Mbrojtësi që deri tash ishte pjesë e Superligës, Liridon Kukaj e ka komentuar garën për titull të kampiones.
Ish-mbrojtësi i Ballkanit, Liridon Kukaj i ka vlerësuar dy skuadrat e para si favorite kryesore për trofeun e më të mirit në futbollin e Kosovës.
“Është një kampionat interesant dhe besoj ashtu do të jetë deri në fund, kurse favorit kryesorë janë Feronikeli dhe Prishtina”, ka thënë Kukaj për “Epokën e re”.
Mbrojtësi në fjalë ka bërë karrierë në këto skuadra: KEK, Prishtinë, Trepçë ’89, Gramozi, Vllaznia dhe Milano Kumanovë.
/Epoka e re/