Kukaj largohet nga Dardana
26 korrik 2019
| 10:39
Mbrojtësi i njohur në Kosovë, Liridon Kukaj, përfundimisht është larguar nga skuadra e Dardanës.
Lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e re” vetë mbrojtësi që ka luajtur një pjesë të madhe të karrierës për Prishtinën.
“Me Dardanën e kam përfunduar marrëveshjen, kurse tash jam në kontakt me disa skuadra të Superligës dhe Ligës së Parë”, ka thënë Kukaj, i cili ka bërë karrierë edhe në Shqipëri.
/Epoka e re/