Kukaj ndahet me Prishtinën
FC Prishtina ka konfirmuar se ndihmëstrajneri, Liridon Kukaj, nuk do të jetë më pjesë e skuadrës bardhekaltër. Skuadra kryeqytetase bën me dije se kontrata është shkëputur me marrëveshje ndërmjet dy palëve pas kërkesës së trajnerit Kuka.
“Kukaj ka qenë pjesë e stafit teknik tash e disa kohë, duke filluar nga U19 e skuadrës deri te ekipi i parë. Kukaj është njëri ndër futbollistët me më së shumti paraqitje si futbollist i skuadrës bardhekaltër”, thuhet në njoftimin e Prishtinës. Ndarjen me klubin kryeqytetas e ka konfirmuar edhe Kukaj me anë të një postimi në “Facebook”. “Pas një kohe i erdhi fundi edhe bashkëpunimit me klubin e zemrës. Faleminderit FC Prishtina nga presidenti e deri te më i riu që punuam bashkë. Mirupafshim dhe shumë suksese klubit”, ka shkruar Kukaj.
/Epoka e re/