Kukësi befason Vllazninë, pikë shprese për mbijetesën e verilindorëve
17 mars 2024
| 16:51
Kukësi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme sa i takon objektivit mbijetesë, teksa triumfoi 2-0 ndaj Vllaznisë, duke bërë që shkodranët të provojnë shijen e humbjes pas shumë javësh.
Heroi i verilindorëve ishte Nikolai Solodovnikov, me dy golat e tij në pjesën e dytë. Suksesi i dytë radhazi për të besuarit e Bledar Devollit që tashmë shohin dritë në fund të tunelit. Kukësi është në vendin e fundit me 25 pikë dhe tani gara për qëndrimin në elitë është ndezur.
Në krahun tjetër, Vllaznia e drejtuar nga Qatip Osmani shpërdoron mundësinë për t’u ngjitur në krye të tabelës. Skuadra ka grumbulluar 49 pikë dhe renditet në vendin e dytë.