Kukësi dështon me Hasin e Bunjakin, mendon për Ramadanin
29 dhjetor 2017
| 11:32
Skuadra shqiptare, Kukësi, ka dështuar të arrijë marrëveshje me dy trajnerët nga Kosova, Besnik Hasin dhe Albert Bunjakin.
Mediet shqiptare kanë bërë me dije se dy trajnerët në fjalë nuk kanë dashur ta marrin drejtimin e Kukësit për faktin se kanë synime më të mëdha, kurse drejtuesit e këtij klubi vazhdojnë të punojnë për angazhimin e një trajneri.
Të enjten është raportuar se marrëveshja në mes të Kukësit dhe Zekrija Ramadanit është shumë afër finalizimit. Ramadani së fundmi e ka drejtuar Feronikelin, kurse më herët ishte trajner edhe i Trepçës ’89.