Kukësi dhe Peshkopia goditen nga tërmeti
19 janar 2020
| 14:31
Dy tërmete kanë goditur Shqipërinë në pak minuta, një në Kukës dhe një në Peshkopi.
Fillimisht është njoftuar për tërmete me magnitudë 4.6 dhe 4.5 ballë, teksa më vonë Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se kanë qenë 3.9 dhe 3.8.
Në Kukës lëkundjet kanë qenë të forta, dhe janë ndjerë edhe në Tiranë dhe Shëngjin.