Kukësi fundosi Partizanin, Tirana fiton me 5 gola

08 qershor 2020 | 00:23

Katër skuadrat e para në renditjen e Superligës kanë bërë detyrën këtë fundjavë, duke fituar sfidat e tyre respektive. Tirana ka hedhur një hap të sigurt drejt titullit kampion, teksa fitoi pastër 5-0 kundër Luftëtarit. Bardheblutë e zgjidhën ndeshjen që në fraksionin e parë me golat e Vangjelit, Cobbinah dhe Hasanit. Në pjesën e dytë Batha dhe Dunga realizuan golat që vulosën rezultatin.

Kukësi triumfoi 3-1 në super duelin e javës së 28-të kundër Partizanit. Abazaj shënoi një super gol në fundin e fraksionit të parë, ndërkohë ë në fillimin e të dytës Boldor e dërgoi topin në portën e tij. Ethemi shënoi dhe golin e tretë në minutën e 71-të, ndërkohë që Solomon realizoi një gol sa për statistika.

Skënderbeu fitoi minimalisht 1-0 në transfertën ndaj Flamurtarit, me Gripshin që u bë sërish protagonist duke vendosur ndeshjen. Laçi i vendit të katërt fitoi 5-2 kundër Vllaznisë. Marku, Deliu, Ignjatovic dhe Prengaj ishin autorët e golave për kurbinasit, ndërkohë që për kuqeblutë e mbetur pa trajner do të shënonin Zogaj dhe Gilman Lika.

Bylis mori një fitore të rëndësishme 1-0 kundër Teutës, me një gol të shënuar nga Goxhaj. Tirana ruan kryesimin me 9 pikë më shumë se Kukësi, ndërkohë që Partizani tashmë është në zonën e “Play-Out” për rënien nga kategoria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mikrobiologu, Lul Raka nuk ka përjashtuar mundësinë që Kosova të…