Kukësi konfirmon largimin e Shkodrës
07 janar 2019
| 14:34
Mesfushori Donjet Shkodra nuk do të jetë pjesë e Kukësit për sezonin pranveror. Klubi shqiptar e ka konfirmuar largimin e futbollistit nga Kosova.
“Donjet Shkodra zyrtarisht nuk është më pjesë e skuadrës së FK Kukësit. Marrëveshja mes klubit tonë dhe kosovarit ka përfunduar. 29-vjeçari, i cili iu bashkua skuadrës sonë gjatë sezonit të kaluar, është aktivizuar në 46 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke arritur të shënojë 3 gola. FK Kukësi falënderon Donjet Shkodrën për kontributin e dhënë me skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierë”, thuhet në njoftimin e Kukësit.