Kukësi: Mirel Josa nuk është më trajner i skuadrës sonë

03 qershor 2021 | 16:27

Mirel Josa nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Tekniku nga Tirana e Shqipërisë, që e mori drejtimin e skuadrës verilindore në muajin janar, nuk arriti të kishte rezultatet e pritshme dhe tani palët kanë vendosur të shtrëngojnë duart.

KF Kukësi, ka dalë me komunikatë zyrtare: “Futboll Klub Kukësi njofton se Mirel Josa nuk është më trajner i skuadrës sonë. Pas përfundimit të sezonit, trajneri Josa ka pasur një bisedë me drejtuesit e klubit dhe më pas është vendosur që të ndërpritet bashkëpunimi. Kukësi e falënderon trajnerin Josa për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierën e tij”.

Mirel Josa ishte rikthyer në Superiore pas dy sezoneve me Prishtinën në Kosovë. Pikërisht Prishtina ishte skuadra e vetme që kishte udhëhequr jashtë kufijve të Shqipërisë, aty ku më parë kishte drejtuar edhe skuadrat si Tirana, Vllaznia, Elbasani, Teuta, Skënderbeu dhe Shkumbini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka…