Kukësi mposhti Apoloninë, Teuta ndalet edhe ndaj Kastriotit

05 dhjetor 2020 | 20:33

Kukësi e mirëpret me fitore minimale 1-0 shërimin e Skënder Gegës nga COVID-19, i cili u ul në stol ndaj Apolonisë vetëm dy ditë pas kthimit nga Turqia. Në sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena” do të vendoste një gol i shënuar Eze.

Në të 76-ën portieri i Apolonisë i mohoi golin Vesel Limajt, pas një gjuajtje të bukur të këtij të fundit me të majtë, për të ardhur më pas te goli i Eze, që këtë herë, i shërbyer nga Cooper, e pati të thjeshtë ta dërgonte topin në rrjetë.

Teuta ndërkohë nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në “Niko Dovana” ndaj Kastriotit, që edhe pse shënoi i pari nuk mundi të qëndronte më shumë se një minutë në epërsi. Ninutën e 85-të. Okebugëu godet befasisht thuajse në vijën e 16 metrave, me topin që shkoi aty ku nuk mund ta arrinte portieri i durrsakëve.

Gjithsesi, vetëm një minutë më vonë Lorenco Vila përfitoi nga një gabim i mbrojtjes, duke mos i dhënë asnjë shans Isli Hidit. Minutat e mbetura nuk u shfrytëzuan nga Teuta për të gjetur golin e dytë, me Kastriotin që mori një pikë në këtë transfertë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka thënë të…