Kukësi në bisedime me Ilir Dajën
22 korrik 2019
| 14:06
Me largimin e trajnerit Gjoka drejtuesit e Kukësit kanë nisur punën për gjetjen e “timonierit” të ri, që me shumë gjasa do të jetë Ilir Daja.
Ish-trajneri i Skënderbeut është një dëshirë e hershme e presidentit Gjici dhe palët janë në përmbyllje të bisedimeve.
Presidenti Safet Gjici ka konfirmuar se palët janë në bisedime: “Po, jemi në bisedime me Dajën”. Alternativa të tjera për stolin e Kukësit janë edhe Shpëtim Duro me Orges Shehi.