Kukësi prezanton trajnerin Paluct dhe drejtorin Nexhepi
Austriaku 58-vjeçar Peter Pacult është edhe zyrtarisht trajner i Kukësit. Trajneri në fjalë është prezantuar nga presidenti i Kukësit, Safet Gjici, kurse në krah të numrit një të klubit dhe trajnerit të ri u shfaq edhe Nderim Nexhipi, i cili do ta mbajë rolin e drejtorit të përgjithshëm të Kukësit.
Sipas Gjicit, Pacult është trajner me CV të pasur dhe do të ketë si objektiv mbrojtjen e titullit dhe fitimin e Kupës së Shqipërisë. Ndërsa austriaku në fjalën e tij theksoi se shpreson t’i arrijë objektivat e kërkuara nga presidenti Gjici.
Ai shtoi se skuadra e Kukësit ka nevojë për të paktën dy lojtarë gjatë afatit kalimtar të janarit. Mësohet se Pacult ka firmosur për një vit e gjysmë. Skuadrës do t’i bashkohet gjatë kësaj periudhe edhe mesfushori Donjet Shkodra.