Kukësi shkarkon Duron
01 mars 2020
| 12:00
Shpëtim Duro nuk është më trajneri Kukësit.
Pas barazimit të kësaj të shtune kundër Teutës, që e la skuadrën veriore në vend të dytë në renditje, 4 pikë larg Tiranës, drejtuesit kanë vendosur të mos e falin trajnerin.
“Klubi ka vendosur të shkarkojë teknikun për shkak të mungesës së rezultateve. Fillimi jo i mirë i fazës së tretë dhe sidomos ndeshjet ndaj Bylisit, Tiranës dhe së fundmi ndaj Teutës, ka bërë që Duro të shkarkohet. Klubi falënderon Duron për gjithçka ka bërë te Kukësi dhe i uron suksese në të ardhmen!”, thuhet në një njoftim të shkurtër të publikuar në rrjetet sociale.