Kukësi shkarkon trajnerin Gjoka

19 korrik 2019 | 16:38

Skuadra e Kukësit e ka shkarkuar trajnerin Ernest Gjoka vetëm një ditë pas eliminimit nga Liga e Evropës.

“Klubi ynë trajnerit Gjoka i ka dhënë gjithë mbështetjen e mundshme, sidomos pas rikthimit të tij në krye të bankinës së skuadrës nënkampione të Shqipërisë. FK Kukësi falënderon trajnerin Gjoka për punën e bërë në krye të ekipit. Shumë shpejt, klubi do të njoftojë për emrin e trajnerit të ri, i cili objektiv kryesor do të ketë fitimin e titullit Kampion, Kupës së Shqipërisë si dhe përfaqësim sa më dinjitoz në Kupat e Evropës!”, thuhet në njoftimin e FK Kukësi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje. Shkak është…