Kukësi, shumë afër transferimit të Valdet Ramës
31 janar 2019
| 11:12
Afati kalimtar është drejt mbylljes, por Kukësi duket se nuk po ndalon duke afruar lojtarë.
“Panorama Sport” raporton se ekipi verilindor është në negociata me Valdet Ramën, i cili ishte lojtar i Kombëtares shqiptare dhe është një goditje shumë e madhe për Kukësin nëse do të finalizohet.
Prej 28 shkurtit të vitit që lamë pas është pa skuadër Rama, por 31-vjeçari ka një përvojë të madhe duke luajtur për shumë skuadra në Gjermani dhe për Valladollidin në Spanjë.