Kukësi transferon ish-futbollistin e Arbërisë
02 korrik 2021
| 15:53
Skuadra shqiptare, FK Kukësi ka transferuar zyrtarisht ish-lojtarin e KF Arbërisë, Kreshnik Bahtiri.
Bahtiri ka firmosur kontratë një-vjeçare me mundësi vazhdimi për një sezon tjetër.
Gjatë sezonit 20/21, Bahtiri ishte pjesë e Superligës së Kosovës në Arbëri, ku bëri 32 paraqitje dhe shënoi 7 gola. Ai po ashtu ndihmoi bashkëlojtarët e tij me katër asistime.
“Shpresoj të jap më të mirën për Kukësin. Është një klub i organizuar dhe shpresoj që të dalim kampion në sezonin e ri dhe të vazhdojmë në këtë mënyre”, ishin fjalët e Bahtirit si futbollist i Kukësit.