Kukësi zbulon pse u largua Mirlind Daku

15 janar 2020 | 14:16

Drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi, ka treguar se pse klubi e ka liruar Mirlind Dakun në janar. Ai theksoi që sulmuesi dështoi të gjejë hapësira në formacionin startues dhe për shkak se kërkonte minutazhë, Kukësi e liroi.

“Dakun e larguam pasi kishte pak hapësira dhe donte që të luante. Me largimin e këtij sulmuesi kemi një emër që mund ta afrojmë dhe zyrtarizojmë këto ditë, ndërsa në vendet e tjera nuk do të kemi ndërhyrje”, u shpreh Nexhipi. Sulmuesi Daku u zyrtarizua te kampioni vjeshtor i Superligës së Kosovës, Ballkani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para se të japin leje për ndërtime, Istrefi thotë se…