Kuleba, NATO-s: Duam armë, armë, armë

07 prill 2022 | 08:44

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, është duke qëndruar në Bruksel për bisedime me aleatët e NATO-s.

“Agjenda ime është shumë e thjeshtë. I ka vetëm tri pika. Armë, armë, armë”.

“Ne e dimë si të fitojmë, por pa furnizime të qëndrueshme dhe të mjaftueshme të të gjitha armëve të kërkuara nga Ukraina këto fitore do të shoqërohen me sakrifica të mëdha”, ka thënë ai në një konferencë të përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Kuleba tha që “sa më shumë armë që marrim dhe sa më herët që ato arrijnë në Ukrainë më shumë jetë njerëzish do të shpëtohen”.

“Më shumë qytete dhe fshatra nuk do të shkatërrohen dhe nuk do të ketë më Bucha. Mund të tingëllojë e çuditshme, por sot armët i shërbejnë qëllimit të paqes”, përfundoi ai.

Ai tha se Ukraina ka nevojë për avionë, automjete dhe sisteme të mbrojtjes ajrore nga aleatët e NATO-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moti sot do të jetë me shi dhe bubullima. Në…