KULLA E JASHARAJVE

04 mars 2022 | 21:52


Nga Agron Krasniqi

N’drejtim t’ kulles krisi topi
U dridh toka u nxi moti
Deri n’qiell flaka shkon

Adem jashari kullen s’e lëshon
Nënë Kosovës i pati dhënë besë
Kurdoherë për ty do vdes
Me gjak mbrojti besën e zotit

Ra si Osa n’kullë t’barotit
Me pushkë n’ faqe Hamëz Jashari
Jo armik s’kalon këtupari
Këndon këngë mirë po i shkon zani

Ne luftojmë si Zhuj Selmani
Flakë e kuqe në çdo frangji
Me pushkë n’ dorë gra e fëmijë
UÇK të gjith me një emër

Shaban plaku u jep zemër
U jep zemër Lufton plaku
Me pushkë n dorë mbrohet bajraku
Se kështu mbrohet shqiptaria
S’vjen me fjalë por me gjak liria

Shkurt, 2022

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe ambiente të jashtme

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri katalanas, Pep Guardiola, i pyetur të premten për pushtimin…