Kulla e Sheremetit në qytetin e Pejës shpëton nga rrënimi dhe degradimi i tërësishëm
06 korrik 2022
| 10:15
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka postuar në llogarinë e vet në “Facebook” disa fotografi të kullës së Sheremetit në qytetin e Pejës, të cilës i janë bërë ndërhyrje restauruese dhe konservuese.
Ai ka theksuar se kulla e Sheremetit në qytetin e Pejës shpëton nga rrënimi dhe degradimi i tërësishëm.
“Në këtë aset të trashëgimisë sonë kulturore që ngërthen në vete plot histori, po vazhdojnë ndërhyrjet restauruese dhe konservuese, ndërsa punimet kanë kaluar në fazën e dytë. Kompleksi si ndërtim i takon gjysmës së dytë të shek. XIX-të. Çdo ditë punë të mira në mbrojtje të trashëgimisë kulturore”, ka shkruar Çeku.