Kulla: Vrasja e Haniyeh u bë nga Afganistani

07 gusht 2024 | 16:39

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, ka vlerësuar  se vrasja e liderit politik të Hamasit, Ismail Hanyieh, është bërë nga një operacion i Afganistanit.

Kulla, ka thënë se ka pasur tetë operativë të Mosadit që kanë hyrë dhe kanë dalë nga Afganistani.

“Për të qenë realist ai ka qenë një operacion i mirëfilltë i Mosadit, ka pasur tetë operativë të Mosadit, të cilët kanë hyrë e kanë dalë nga Afganistani dhe operacioni është bërë nga Afganistani, një territor që ata e kanë konsideruar të sigurt, pra duke e mbrojtur”, është shprehur ai në emisionin “Matrix” në “Tëvë1”.

Sipas tij, për Iranin një nga pikat kryesore të Izraelit, është Kurdistani dhe prandaj I ka sulmuar disa herë me raketa bazat e Mosadit atje.

“Për Iranin, një nga pikat e forta të Izraelit është Kurdistani dhe Irani i ka bombarduar disa herë me raketa bazat e Mosadit në Kurdistan”, ka shtuar tutje.

Kulla, konsideron se Mosadi ka kryer një super operacion inteligjence, pasi që Irani ka qenë I fokusuar në Pakistan, pikën e fortë të Mosadit sipas tyre, prandaj nuk e kanë pritur sulmin nga Afganistani.

“Për Iranin, pikë e fortë për Mosadin mund të ishte Pakistani dhe aty ata kanë pasur vëmendjen, në mënyrë të veçantë, por ata nuk e kanë pritur nga Afganistani dhe duhet themi se Mosadi ka kryer një super operacion inteligjencë të jashtëzakonshëm”, ka thënë ai në “Matrix”.

Lideri i Hamasit u vra mw 30 korrik nga njw sulm përderisa ai ishte në Teheran për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Iranit, Masud Pezeshkian, më 30 korrik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Samsung Electronics mundësoi që tifozët të zhyten në garën e…