‘Kullat e Jasharëve në sytë e mi’, Bujupi prezanton punimet në Muzeun Kombëtar në Tiranë
23 maj 2023
| 11:42
Piktori i njohur nga Kosova, Agim Bujupi, ka marrë pjesë në ekspozitën “PranveraArt 2023”, e cila është mbajtur në Muzeun Kombëtar në Tiranë.
Në këtë ekspozitë, Bujupi ka marrë pjesë me ciklin e punimeve “Kullat e Jasharëve në sytë e mi”.
Në “PranveraArt” kanë marrë pjesë rreth 60 artistë të cilët janë prezantuar me punimet e tyre.
Kjo nuk është hera e parë që piktori Bujupi merr pjesë në një ekspozitë të tillë. Ai edhe më herët është prezantuar me Kullat e Prekazit dhe me komandantin legjendar Adem Jashari.