Kullës Eiffel ia fikën dritat për nder të Mbretëreshës Elizabeth II
09 shtator 2022
| 08:43
Dritat e Kullës Eiffel do të fiken në nderim të Mbretëreshës Elizabeth II, tha kryebashkiakja i Parisit pas vdekjes së monarkes britanike të enjten.
“Sonte për nder të mbretëreshës Elizabeth II, kulla Eifel do të fiket”, shkroi Anne Hidalgo në Twitter.
“Ia shpreha dhimbjen dhe trishtimin e thellë të parisienëve ambasadores së Mbretërisë së Bashkuar, @Menna Rawlings”, shtoi ajo.
Buckingham Palace njoftoi se mbretëresha “vdiq paqësisht” në Kështjellën Balmoral në Skoci.
“Mbreti dhe bashkëshortja e tij do të qëndrojnë në Balmoral këtë mbrëmje dhe do të kthehen në Londër nesër”, thuhet në një deklaratë.
Elizabeth II, 96 vjeç, ishte monarkja më jetëgjatë në historinë britanike.