Kumbulla, afër rikthimit nga lëndimi: Po pres me padurim
10 janar 2024
| 13:29
Marash Kumbulla po kalon një periudhë të vështirë, teksa për shkak të një lëndimi, nuk ka luajtur me Romën prej kohësh. Mbrojtësi i Shqipërisë duket se është gati për rikthimin në fushë, teksa së fundmi ka bërë një postim në rrjetet sociale.
“Po pres me padurim”, ka shkruar Kumbulla në “Instagram”. Nuk përjashtohet mundësia që Kumbulla të aktivizohet në derbin e kryeqytetit, takimi Lazio-Roma për Kupën e Italisë është i planifikuar të luhet me 10 janar.