Kumbulla: Akoma nuk besoj se Mourinho është trajneri im

04 qershor 2021 | 12:11

“Shpresoj që Italia të triumfojë, sepse është si atdheu im i dytë”, shprehet Marash Kumbulla, i cili nuk kishte dyshime kur zgjodhi të luante për Shqipërinë.

Mbrojtësi, i cili spikati në Itali fillimisht me Hellas Verona dhe më pas kaloi te Roma, nesër me kombëtaren kuqezi ka mundësinë të përballet me një tjetër të madh të futbollit, uellsianin Gareth Bale.

“Jam i lumtur që do luaj përballë Gareth Bale, por Uellsi ka shumë lojtarë të talentuar. Kjo është një ndeshje që do ta ndihmojë Shqipërinë të rritet. Me të vërtetë mezi po pres të përballem me Bale. Jam gjithmonë i lumtur kur luaj ndaj kampionëve të mëdhenj. Kjo më ndihmon të fitoj më shumë përvojë”, shprehet Kumbulla për “Goal”.

“Lukaku e Ronaldo në Serie A? Kur je në fushë nuk mendon se luan kundër tyre. Duhet të jeni të përqendruar në lojë, pastaj kur e ktheni filmin është një ndjenjë e çuditshme. Gjithsesi është ndjenjë e mirë. Që kur isha i vogël i shihja duke luajtur për ekipet më të mira. Kështu që ndeshjet ndaj tyre janë të çuditshme, por më lumturojnë”.

TRANSFERIMI TE ROMA – “U kënaqa, sepse shumë ekipe të forta më donin. Kur dëgjova se Roma ishte e interesuar, vendimi u bë më i lehtë. Brenda pak orësh kisha vendosur të shkoja në Romë dhe isha i lumtur për këtë vendim”.

MOURINHO TRAJNER – “Ende nuk mund ta besoj, është si një ëndërr që të stërvitesh nga Mourinho. Trajneri i ri do të jetë një arsye tjetër për t’u përmirësuar dhe rritur shumë më tepër. Ende nuk kam folur me të, por e di që do të flas kur të arrijë në Romë. Do të jetë një përvojë e pabesueshme. Gjëja më e rëndësishme që Mourinho do t’i sjellë Romës mentalitet fitues. Të gjithë e dinë se ai ka fituar diçka në çdo skuadër që ka drejtuar. Do të mësoj shumë gjëra taktike dhe teknike prej tij, por gjëja më e rëndësishme është mentaliteti fitues”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e njohur, Erjona Sulejmani, po komentohet së fundmi për…