Kumbulla: Do të rikthehem edhe më i fortë
Marash Kumbulla është i pafat, pasi ka pësuar një tjetër lëndim dhe kësaj radhe më të rëndë. Qendërmbrojtësi shqiptar u lëndua në derbin e Serie A mes Romës dhe Milan dhe do t’i mungojë skuadrës kryeqytetase për pjesën e mbetur të sezonit.
Përveç që nuk do të luaj më me Romën këtë edicion, Kumbulla ka humbur edhe dy sfidat e muajit qershor me Shqipërinë atë ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Reprezentuesi shqiptar ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, aty ku thekson se do të rikthehet më i fortë se më parë.
“Sezoni nuk shkoi siç do të kisha dashur dhe u mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme. Jam shumë i zhgënjyer, do të më duhet kohë për t’u shëruar. Do ta shfrytëzoj këtë kohë për t’u rikthyer edhe më i fortë dhe për të ndryshuar gjërat, ju siguroj. Faleminderit të gjithëve për mesazhet. Daje Roma”, ka shkruar Kumbulla. 23-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar vetëm 12 ndeshje me Romën ku ka edhe një gol të shënuar.
La stagione non è andata come avrei desiderato ed è finita nel peggiore modo possibile. Sono molto deluso e mi servirà del tempo per guarire. Sfrutterò questo tempo per tornare ancora più forte e per cambiare le cose, ve lo assicuro. Grazie a tutti per i messaggi. Daje Roma! ?? pic.twitter.com/68xCq1jhpz
— Marash Kumbulla (@KumbullaMarash) May 1, 2023