Kumbulla: Dua trofe të tjerë me Romën

26 maj 2022 | 12:58

AS Roma arriti të fiton Ligës së Konferencës duk e mundur në finale Feyenoordin (1-0). Ndeshja u zhvillua në “Air Albania” dhe atmosfera padyshim ka qenë nga më fantastiket, me tifozët e Romës të cilit të shumtë në numër.

Marash Kumbulla foli pas ndeshjes për mikrofonat e “Supersport”, ku u shpreh i vendosur se do të donte edhe një tjetër trofe me Romën sezonin e ardhshëm.

“Ndjehem shumë i emocionuar për finalen në Tiranë me Romën, në stadium ishim të gjithë së bashku. Nuk kam fjalë ta përshkruaj”, ka thënë Kumbulla. I pyetur se a i është dhënë besim nga Jose Mourinho për sezonin e ardhshëm: “Besoj se po, se kur fiton ke mentalitet fitues dhe shpresoj që në sezonin e ardhshëm të marrim një trofe tjetër”.

“Kisha, nuk mund të them frikë, por e ndjeja shumë ndeshjen. Kam luajtur me kombëtaren në këtë stadium, por edhe me Romën ishte shumë bukur dhe nuk kam fjalë për këtë ndeshje”, është shprehur Kumbulla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar për një stërvitje…