Kumbulla: Ëndërroja të shënoja para tifozëve

10 mars 2023 | 13:24

Qendërmbrojtësi i Romës, Marash Kumbulla është ndarë tejet i lumtur me fitoren e rëndësishme ndaj Real Sociedadit. Shqiptari shënoi golin e fitores dy minuta pa përfunduar koha e rregullt, me Romën që tani ka një avantazh prej dy golave para ndeshjes kthyese që zhvillohet javën tjetër.

“Moment i papërshkrueshëm. Gjithnjë ka qenë ëndrra ime që të shënojë para tifozëve. Kisha shënuar, por nga veriu (përballë tifozëve kundërshtarë), prandaj kjo ishte ndryshe. Shpresoj që goli im të shërbejë për ndeshjen kthyese. Rezultat i mirë. Nga e tërë skuadra, nuk ishin vetëm mbrojtësit ose mesfushorët por edhe sulmuesit na dhanë një dorë të mirë, kuptohet edhe tifozët. Është e pamundur të mos japësh gjithçka me këta tifozë”, ka thënë Kumbulla.

Ai bëri me dije se do të vazhdojë të punojë shumë në mënyrë që të fitojë vendin nën urdhrat e Jose Mourinhos. “Gjithnjë punoj shumë. Ky jam unë, gjithmonë provoj të jap gjithçka në fuqi dhe dobësi. Jam tejet i lumtur”, ka shtuar Kumbulla.

Kujtojmë, ndeshja kthyese ndërmjet Real Sociedadit dhe Romës zhvillohet në Spanjën të enjten tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Para Kuvendit të Republikës së Kosovës, na…